DYLON

Arbitret shqiptare drejtuan ndeshjen kualifikuese për Euro 2020

Arbitret shqiptare drejtuan ndeshjen kualifikuese për Euro 2020
Avatar photo Elife Sherifi

Përveç, Enea Jorgjit që vazhdon të fitojë besimin e UEFA-s duke i besuar ndeshje në arenën ndërkombëtare, edhe arbitrja femër, Emanuela Rusta, po shpërblehet nga UEFA.

Rusta arbitroi takimin kualifikues për Europianin e 2020-ës, për ekipet e femrave U-17. Ajo ishte arbitre kryesore në takimin mes Estonisë U-17 femra, dhe Sllovakisë U-17 femra, që u mbyll me fitoren e sllovakeve në shifrat 2-9.

Teksa, Emanuela Rusta ishte arbitre kryesore, një nga ndihmëset e saj ishte po një shqiptare, Erinda Kume.

EkoHigjiena

Ndërkohë, asistentja tjetër dhe arbitrja e katërt ishin nga Rusia.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.