Javën e ardhshme do të vazhdojnë kërkimet në Rudnicë për personat e pagjetur. Ky vendim është marrur sot në takimin e mbajtur nga delegacioni serb dhe ai kosovar të ndërmjetësuar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.
Pas këtij takimi prej më shumë se tre ore, u tha se pala serbe do të vazhdojë punët në këtë drejtim me fondet e qeverisë së tyre dhe përkrahjen e ambasadës zvicerane, norvegjeze dhe britanike.