Janë zhvilluar sot tri takime të Javës së 13-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll. Dy skuadrat gjilanase që bëjnë gara në elitën e futbollit kosovar, kanë shënuar fitore dhe arkëtuar pikë të plotë nga kjo xhiro.
Drita, si skuadër mysafire ka shënuar fitore ndaj Besës me rezultat 4 me 1, derisa Gjilani si nikoqir ka mposhtur Drenicën me rezultat minimal 1 me 0.
Drita ka shënuar katër gola për tri pikë të reja. Kjo fitore erdhi me anë të golave që i shënuan Haxhimusa (3’ e 39) dhe Fazliu (11’ e 63’) derisa për vendësit shënoi Krasniqi (17’).
Aktualisht Drita zë pozitën e dytë, me 26 pikë të grumbulluara, por nga 11 lojë të luajtura.
Ndërsa, skuadra e Gjilanit, në ndeshjen që u luajt në stadiumin e qytetit të Gjilanit arriti fitore minimale me golin e Nikaç. (11’). Me këtë fitore kuq e bardhët zënë pozitën e 3 në tabelën e klasifikimit me 23 pikë të grumbulluara nga 12 takime.
Përndryshe, sot është zhvilluar edhe ndeshja Feronikeli – Arbëria që u përbyll me fitoren e vendësve (1-0), derisa Prishtina -Trepça’89 dhe Ballkani-Llapi luhen nesër. /2LONLINE.com/