Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Afrim Dërvishi në bashkëpunim me përfaqësues nga donatori që është organizata “Bashkëveprimi” dhe SHARJAH CHARITY nga Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë parë nga afër punimet në hapjen e dy puseve për ujë në shkollën “Metush Krasniqi” në Roganë si dhe në shkollën “Sadri Misini” në Shipashnicë të Poshtme.
Drejtori Dervishi është shprehur se po vazhdon puna në krijimin e kushteve për të gjithë nxënësit në të gjitha shkollat e Komunës së Kamenicës. /2LONLINE/