Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Nënkryetarin Jakupi, Kryesuesin e Kuvendit Liridon Kastrati, përfaqësues nga OVL-UÇK, drejtorë komunal, asambleistë, e të pranishëm të tjerë, sot në Përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve, për të nderuar jetën, veprën dhe sakrificën e secilit dëshmor, të cilët bënë gjithçka për lirinë e vendit.
Kryetari Rahimaj është shprehur se kontributi i tyre duhet gjithmonë të na shërbejë si udhërrëfyes për punë të mira ndaj vendit. /2LONLINE/