Komuna e Vitisë, vazhdon të përkrahë fermerët e saj me pajisje të ndryshme bujqësore. Me këtë rast, sot është bërë shpërndarja e 30 spërkatëseve me sasi 45L për fermerët vitias.
Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe drejtori i bujqësisë Naim Pira, i kanë përgëzuar fermerët përfitues.
Kryetari Haliti tha se përderisa nuk mungon vullneti për punë nga fermerët edhe komuna nuk do të ndalet në furnizimin e fermerëve me pajisje të nevojshme, për përmirësimin e kushteve dhe lehtësimin e punëve të tyre.
Drejtori i bujqësisë Naim Pira tha se përfitues të këtyre spërkatëseve janë kryesisht fermerët të cilët merren me perimkulturë dhe pemë, ndërsa theksoi se ky projekt është i vitit të kaluar, por edhe këtë vit do të vazhdojmë me përkrahjen e bujqëe vitias.
Në anën tjetër, fermerët janë shprehur shumë të kënaqur me ndihmën e vazhdueshme nga institucionet komunale të Vitisë. /2LONLINE/