Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se brenda 24 orëve të fundit në Komunën e Kamenicës, një (1) person ka rezultuar pozitiv me COVID-19, dhe një është shëruar nga kjo sëmundje.
Personi i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19 është nga Kamenica.
Bilanci me COVID-19 në Kamenicë:
140 raste të identifikuara;
106 të shëruar plotësisht;
24 raste aktive;
10 të vdekur.
“Lusim të gjithë qytetarët, që të vazhdojnë t’i respektojnë masat dhe rregullat e institucioneve përgjegjëse. Mbaj distancën, përdor maskën dhe pastro duart”, thuhet në apelin e Komunës. /2LONLINE.com/