“Sot më datë 14 dhjetor 2022, CCNO-‘’Center for Cooperation and Networking of Organizations’’, mbajti takimin e parë të përbashkët ndërmjet organizatave të shoqërisë civile Rajoni-Gjilan”, kanë bërë me dije drejtuesit e CCNO-së.
Në këtë takim u bë edhe zyrtarizmi i 16 organizatave anëtare të këtij rrjeti: ”LANSDOWNE”, “HANDIKOS”, “Gruaja Hyjnore”, “Zëri Rinor”, “RARE”, “Lëvizja e Gruas”, “GYEK”, “IRA”, “Agrofarm, “SHF ANAMORAVA”, “QFAPSH”, “QPB-Kamenicë”, “Sh.B.G.-Dardana”, “Dardanapress”, “KPB PAK-Anamorava”, “QPKA”.
Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte prezantimi i informatave kryesore mbi inicimin, themelimin, dhe punën e CCNO’së, ku në kuadër të kësaj pike u diskutua: Statuti, Rregullorja e punës dhe Politikave të CCNO-së.
Ky takimi i Parë i Përbashkët Ndërmjet Organizatave të Shoqërisë Civile Rajoni-Gjilan, si dhe çdo takim tjetër synon në forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në mes OSHC-ve nga Rajoni i Gjilanit si dhe në zhvillimin e aftësive dhe ngritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile dhe adresimin e nevojave të tyre në mënyrë që të bëhen faktorë efektiv të një shoqërie civile të lirë, të hapur dhe demokratike në Vend, thuhet në njoftim.
Qëllimi i CCNO-së është bashkimi dhe rrjetëzimi i organizatave të shoqërisë civile të rajonit të Gjilanit, të cilat kanë për qëllim zhvillimin dhe bashkëpunim midis organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve publike, thuhet në njoftimin e CCNO-së. /2LONLINE/