DYLON

AKK: Pas lobimit të suksesshëm të AKK-së, të hyrat vetanake u mbesin komunave në vitin 2023

AKK: Pas lobimit të suksesshëm të AKK-së, të hyrat vetanake u mbesin komunave në vitin 2023
Avatar photo Redaksia

Kuvendi i Republikës së Kosovës tërhoqi pikën 6 të nenit 9 të Projektligjit për Buxhetin e vitit 2023

Projekt-ligji i Buxhetit për vitin 2023 i propozuar nga MFT, është kontestuar nga Komunat përkatësisht Asociacioni i Komunave të Kosovës, në nenin (9) pika (6), ku bëhej fjalë për të hyrat vetanake të grumbulluara nga komunat e ku thuhej që : “Të gjitha të hyrat vetanake të mbledhura para vitit fiskal 2022 dhe të pashpenzuara bëhen pjesë e Fondit të Kosovës në bilancin bankar”, paragraf ky i cili është konsideruar nga AKK në kundërshtim me ligjet ekzistuese që rregullojnë aspektin e të hyrave vetanake të Komunave.

EkoHigjiena

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka arritur të mbrojë përmes lobimit të drejtën e Komunave të mbajnë dhe të menaxhojnë e të hyrat vetanake të grumbulluara, pasi që mjetet janë të qytetarëve dhe duhet të investohen nëpër Komuna, e drejtë e cila është e garantuar edhe me gjitha aktet juridike në Republikën e Kosovës.

Asociacioni i Komunave të Kosovës pas reagimeve të Komunave, ka kundërshtuar propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, që këto mjete nga Të Hyrat vetanake të Komunave , që përfshijnë disa miliona euro të kalojnë në Buxhetin e Qeverisë së Kosovës .

AKK- edhe një herë ishte në mbrojtje të Komunave duke respektuar Ligjin e Menaxhimit të Financave Publike, atë të Financave të Pushtetit Lokal si dhe Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.