Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua sot në Dubrovnik të Kroacisë, me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në rajonin e Ballkanit në përgjithësi.
Presidentja Jahjaga dhe presidenti Nishani vlerësuan marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe theksuan nevojën e konkretizimit të platformave të bashkëpunimit, në veçanti në fushën e ekonomisë, duke u bërë shembull i bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit.
Jahjaga dhe Nishani thanë se pjesëmarrja e vendeve të rajonit, në cilësi të barabarta, në nismat rajonale, ndihmon gjithë Ballkanin Perëndimor ne rrugën e tij evropiane dhe siguron fqinjësinë e mirë si dhe stabilitetin rajonal.
Ata thanë se procesi i Bërdo-Brioni është një nismë shumë e mirë, që siguron përfshirjen edhe të BE në projektet e përbashkëta të vendeve të rajonit në fushën e infrastrukturës dhe të energjisë.
Ata biseduan edhe për zhvillimet e tjera politike në Kosovë dhe Shqipëri.