Skuadra gjilanase e futbollit, FC Drita, ndeshjen e rrethit të tretë në Konferencë Ligë do ta luaj kundër skuadrës FK Auda nga Letonia.
Nëse e kalon me sukses këtë pengesë, Drita qysh tani e ka të qartë rivalin e mundshëm, e që është fituesi i ballafaqimit, Legia Varshava dhe Brondby
Pra, Drita, paraprakisht i ka dy ballafaqime me FK Auda (vajtje – ardhje) dhe nëse arrin t’i kalojë me sukses këto dy sfidat, atëherë rezultati fitues do t’ia mundësojë asaj përballjen me fituesin e duelit ndërmjet Legia Varshava dhe Brondby.
Referuar edhe të kaluarës, duket se Drita e ka “dorën e rëndë” nëse i referohemi fatit, që po ia servon kundërshtarët më të fortë.
Gjithsesi, Drita e përforcuar dhe me objektivat që ka, do të duhej të fokusohet te vetja e saj pavarësisht kundërshtarit, dhe se në fushën e blertë ta kërkojë rezultatin pozitiv ndaj kushdo qoftë ajo skuadër rivale. /2LONLINE/