Zgjedhjet në Lugine të Preshevës nga klasa politike atje duhet bojkotuar edhe atë pa më të voglin dyshime, si mundësi për të parë që në të ardhmen që ajo popullatë shqiptare të pres ditë më të mira.
Bajram Arifi
Duke parë rrjedhat politike në Serbi, gjegjësisht të politikës antishqiptare të qeveris serbe ku edhe sot e kësaj dite po bëjnë politikë të dhunës e terror shtetëror ndaj shqiptarëve autokton e vendas në trojet e veta shekullore! Duhet pasur kujdes shumë të veçantë, që në këto zgjedhje të mos përkrahen strukturat antishqiptare në Serbi.
Ne shqiptarët e Kosovës Lindore, duke parë politikën serbe të Beogradit si rrënjësisht antishqiptare s’kemi çka lypim në ato zgjedhje! Për një president me mentalitet shovinist antishqiptare, që dikur kërkonte 100 koka myslimane apo shqiptare për një çetnik serb !
Shteti serb, duhet të na njohë të drejtat tona politike që na takojnë me konventa ndërkombëtare dhe duhet respektuar vullnetin e popullatës vendase gjegjësisht referendumit 1 e 2 Mars 92 edhe Luftën e shenjt te UÇPMB-së të drejtën për të u bashkuar me Kosovën.
Liderët politik të Kosovës Lindore edhe pse në përgjithësi janë me një mentalitet shumë pro-Beogradit dhe me një vetëdije kombëtare shume të ultë, duhet t`i thirren ndërgjegjeje, mendjes së shëndosh që mos të përsërisin gabimet e një-pas njëshme politike që janë duke i bërë kësaj popullatë të pafajshme dhe të pa mbrojtur.
Klasat politike në Kosovë Lindore, duhet në mënyrë unike për t`i thënë jo daljes në zgjedhje, pasi që dalja në zgjedhje e legjitimon politiken serbe në këtë rajon! Kështu që vetëm me bojkotime ne duhet ti themi Serbisë ndal këtë politike antishqiptare.