Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Gjilan, ka përzgjedhur 35 kandidatë për Kuvendin Komunal në Gjilan me të cilët do të garojë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
“Ashtu siç ishin zotuar kryetari i degës, Bajram Hasani dhe kandidati për kryetar të Gjilanit, Nazim Gagica për një listë gjithpërfshirëse dhe profesionale, por edhe për nga grupmoshat, me lehtësi është arritur të përmbushet ky zotim”, ka bërë me dije Ardian Azemi, zyrtar për informim i AAK-së, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ja deklarata e tij e plotë si dhe lista garuese:
Të nderuar qytetarë të Gjilanit,
Aktivistë dhe struktura të të gjitha niveleve të Aleancës në Gjilan,
Pas një pune ekipore disa ditore, në koordinim dhe pajtueshmëri të plotë me të gjitha strukturat e AAK-së në të gjitha nivelet e organizimit, kemi përzgjedh 35 kandidatë për Kuvendin Komunal në Gjilan.
Ashtu siç ishin zotuar kryetari i degës, Bajram Hasani dhe kandidati për kryetar të Gjilanit, Nazim Gagica për një listë gjithpërfshirëse dhe profesionale, por edhe për nga grupmoshat, me lehtësi është arritur të përmbushet ky zotim.
Mjekë e juristë, arkitektë e profesorë, gazetarë e ekonomistë, njerëz me përvojë të gjatë në politikë e institucione, e bëjnë listën tonë ofertën më profesionale dhe më serioze për zgjedhjet e 17 tetorit të këtij viti.
Lista e plotë:
Vërejtje: Kjo është lista që është dërguar brenda afateve ligjore në KQZ, ndërsa ende është në verifikim.