Të gjithë studentët banues të Qendrës së Studentëve në Prishtinë, se sot më datë 15.05.2020 është mbajtur takim mes përfaqësuesve të Qendrës së Studentëve, MASHT-it, Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) dhe përfaqësuesit të Parlamentit Studentor. Në këtë takim të gjithë përfaqësuesit institucional janë pajtuar që në ditët në vijim studentëve banues t’u mundësohet tërheqja e gjërave personale të tyre të mbetura në konvikte, bëhet e ditur në njoftimin e MSH-së.
Duke filluar nga data 18.05.2020 deri me datën 23.05.2020 u lejohet studentëve tërheqja e gjësendeve për banuesit e konvikteve 1, 2, 3, 4, 5 dhe 8, ndërsa konviktet 6 dhe 7 nuk janë të përfshira në këto data për arsye se për momentin janë me persona të karantinuar.
Duke u bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së të gjithë studentët obligohen që të jenë të pajisur me masa mbrojtëse (maska dhe doreza).
Kurse studentët banues të cilët janë jashtë Kosovës , tërheqjen e gjërave personale mund ta bëjnë pas hapjes së kufijve. thuhet në njoftimin e MSH-së.