DYLON

Fillojnë punimet për ndërtimin e Bulevardit të qytetit të Kamenicës

Fillojnë punimet për ndërtimin e Bulevardit të qytetit të Kamenicës
Avatar photo Redaksia

Sot kanë filluar punimet për ndërtimin e Bulevardit të qytetit të Kamenicës.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me zyrtarë nga Drejtoria e Urbanizmit, përfaqësues nga Zyra për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve , përfaqësues nga kompania projektuese “Globi – M.I. SH.P.K.; ARBOR GROUP” si dhe akterë të tjerë, kanë ndjekur nga afër fillimin e punëve për ndërtimin e bulevardit.

I pari i komunës Qëndron Kastrati, tha se është shumë i lumtur që sot po fillon të realizohet ky projekt madhor për ndërtimin e Bulevardit të qytetit.

EkoHigjiena

“Tejet i lumtur që sot nisëm punimet për ndërtimin e Bulevardit të qytetit. Ky projekt madhor për Kamenicën, po jetësohet në segmetin kryesor rrugor që ndodhet mes drunjëve të lartë e plot gjelbërim, e që bulevardit do ia shtojnë edhe më shumë bukurinë. Me ndërtimin e bulevardit, Kamenica do të marrë një pamje të mrekullueshme. Ju qoftë përhajër e vazhdojmë tutje”, tha Kastrati.

Ndryshe nga sot rruga “Skëndërbeu”, mbyllet për qarkullim të automjeteve (duke filluar nga hyrja e shkollës “Fan Noli” deri tek udhëkryqi që shkon tek Policia). Qarkullimi i automjeteve gjatë kësaj periudhe do të bëhet përmes dy rrugëve alternative, ku dhe do të vendosen sinjalizuesit përkatës.

Projekti për ndërtimin e bulevardit është projekt dy vjeçar dhe është financuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit. Ndërsa punimet për Bulevard do të realizohen nga grupi operatorëve ekonomik Globi – M.I. SH.P.K.; ARBOR GROUP.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.