Arrestohet një person i dyshuar për ‘fajde’

Arrestohet një person i dyshuar për ‘fajde’

Policia e Kosovës, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike (DHKEK), si rezultat i hetimeve disa mujore ka arritur të sigurojë prova materiale dhe dëshmi relevante se personi i dyshuar A.A. (1976) është përfshirë në veprën penale “Fajde”.

Personi i dyshuar, tanimë i arrestuar dyshohet se viktimës i kishte dhënë para me fajde, në vlerë prej 132,500.00 €uro, për ti kërkuar pastaj kamatë prej 30% apo 172.250 €uro, gjithsej 39,750 Euro si fitim jo-proporcional, gjë të cilën dyshohet se e ka realizuar viktima në etapa të ndryshme kohore gjatë një periudhe dy vjeçare.

Me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan, sot me datën 15.05.2020 është realizuar bastisja/kontrolli në vendbanimin e të dyshuarit (tri banesa), me ç ‘rast janë konfiskuar si dëshmi 20,300.00 €uro (36×500 Euro, 5×200 Euro dhe 13×100 Euro), para të gatshme dhe prova materiale/dokumente që ndërlidhen me çështjet inkriminuese të raportit, i dyshuar-viktimë.

Personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës i caktuar sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit të intervistës me Aktvendim të prokurorit të lëndës është ndaluar në Qendrën e ndalimit në afat prej 48 orësh.

Në lidhje me çështjen penale do të zhvillohen edhe procedura tjera hetimore në adresë të të dyshuarve tjerë të mundshëm të implikuar në këtë rast.

KOMENTE