Kompania Rajonale për Ujë “Hidromorava” ka bërë me dije se sot më 14 janar 2019, për shkak të punëve në pastrimin e gypit kryesor furnizues prej Fabrikës së Përpunimit të Ujit në Velekincë deri në Gjilan, nga ora 16:00 deri ora 24:00 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për lagjet:
Idriz Seferi, Livoç i ulët, Hysen Terpeza, Rruga e Kumanovës, Xheladin Kurbaliu, dhe një pjesë e Kodrës së Dëshmorëve.
“Kompania do të ju mbaj të informuar për ecurinë e punëve”, thuhet në njoftimin e Kompanisë Hidromorava.