Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, para takimit me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, ka dalë me një video-mesazh ku i ka bërë publike edhe propozimet e tij për ministra nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje si dhe për zëvendëskryeministrin e dytë të qeverisë.
“Nga Lëvizja Vetëvendosje!, unë si kryeministër i qeverisë së re, kam përzgjedhur: për zëvendëskryeministër të dytë të qeverisë, Haki Abazi, për ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, prof. Blerim Reka, për ministër të Financave dhe Transfereve, prof. Besnik Bislimi, për ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe, për ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia. Le t’ia fillojmë punës për të mirën e qytetarëve, e sipas programit qeverisës tashmë të dakorduar. Unë zotohem se menjëherë pasi t’i kem ata gjashtë emra, do ta sjell emrin e ministrit nga pakicat joserbe dhe atë të pakicës serbe, por edhe emrat e së paku 10 zëvendësministrave”, ka thënë Kurti.
Për më tepër shih videon:
https://www.facebook.com/albini2017/videos/471994037060189/