Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Gjilan është e hapur për bashkëpunim me subjektet tjera politike. Marrëveshjen për qeverisje të mirë, synojmë ta bëjmë përmes parimeve të qeverisjes “, thuhet në njoftimin e kësaj Lëvizjeje.
Por cilat janë ato parime të qeverisjes me të cilat parashihet marrëveshja e mundshme e Vetëvendosjes me subjekte tjera politike, shih më poshtë.
- Qeverisjen lokale, në mandatin 4-vjeçar do ta bëjmë mbi bazën e tri vlerave kryesore: ndershmërisë, profesionalizmit dhe transparencës!
- Do të dakordohemi për një plan të punës të cilën do ta zbatojmë bashkërisht. Performanca e dobët, në zbatim të programit, është arsye e shqyrtimit, poashtu edhe e zëvendësimit të secilit zyrtar të emëruar politikisht.
- Do të qeveriset, duke respektuar normat ligjore pozitive të vendit, duke qenë në shërbim të qytetarëve, duke qenë shembull për respektim të rendit e rregullit, duke garantuar punë në zbatim të programit për qeverisje me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetës së qytetarvëe të Gjilanit.
- Secili dhe kushdo që vepron kundër dy pikave të para, do të marr përgjegjësi morale, do të shkarkohet e largohet nga qeverisja e përbashkët.
- Zyrtarët e emëruar politikisht, në rast të ngritjes së aktakuzës (keqpërdorim i detyrës zyrtare, korrupsionit si dhe vepra të tjera që ndërlidhen me ushtrimin e detyrës zyrtare) do të shkarkohen menjëherë, pa pasur nevojë të konsultave paraprake, por vetëm me një njoftim.
- Palët dakordohen që përfaqësimi grave të mos jetë nën 40 %, ndërsa bashkërisht, synojmë 50 %.