Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi u ka dhuruar kryeministrit dhe presidentit serb, nga një kopje të librit të autorit Aleksandar Pavloviq “Shqiptari imagjinarë – Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe”.
Ai këtë e ka bërë me dije përmes një postimi në profilin e tij në facebook.
Ja postimi i plotë:
Ashtu siç i kisha premtuar, sot, kryeministres Ana Brnabiq dhe Presidentit Aleksandar Vuçiq ia dërgova dhuratë nga një kopje të librit të autorit Aleksandar Pavloviq “Shqiptari imagjinarë – Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe”.
Libër ky që në mënyrë të argumentuar sqaron krijimin e paragjykimve në kulturën, historinë dhe politikën serbe kundrejt shqiptarëve e që drejtpërdrejtë lidhen me aspiratat serbe për Kosovën në gjysmën e dytë të shek. XIX.
Shpresoj që do t’i shërbejë në ushtrimin e detyrave të tyre shtetërore pa paragjykime.
PS: Dy kopjet e librit i mora dhuratë nga autori të cilin e falënderoj.