Zyrtarët në Tel Aviv kanë gjetur një mënyrë interesante për të tërhequr vëmendjen e këmbësorëve të cilët kalojnë rrugën me telefon në duar.
Ata kanë instaluar drita LED në tokë të cilat janë me ngjyrat e semaforit. Sipas tyre, kjo bëhet për të rritur sigurinë në rrugë. Ata kanë gjetur disa udhëkryqe të cilat janë më të frekuentuara.
Ndërsa janë me telefon në duar, drita në tokë i tërheq vëmendjen këmbësorëve të cilët nuk e shohin semaforin dhe varësisht nga ngjyra e kuptojnë nëse është radha e tyre për të kaluar ose jo.
I njëjti sistem po përdoret edhe në Australi, Singapor dhe Holandë./