Izraeli po shënon 71 vjetorin e themelimit të shtetit. Ai u themelua si një tokë e parajsës për çifutët pas Holokaustit.
Njerëzit kanë dalë nëpër plazhe dhe nëpër parqe të enjten që të festojnë ditën e pavarësisë. Izrealitët u panë duke u kënaqur në festa me skarë dhe duke i parë forcat ajrore që tregonin fuqinë e tyre, shkruan agjencia amerikane e lajmeve Fox.
Festimet filluan pas ditës së dëshmorëve izrealitë që është ditë kur kujtohen të gjithë ata që kanë rënë në luftën e tyre për të krijuar një shtet.
Këtë vit, një eskalim me militantët e Gazës ka kërcënuar që të shtyejë festimet, por një armëpushim është arritur të hënën.
Izreali ka deklaruar pavarësinë me 14 maj 1948, por e shënon ditën sipas kalendarit hebrej.