Shefi i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, kategorikisht është shprehur kundër heqjes së taksës prej 100 përqindësh për mallrat serbe.
Pavarësisht prej presionit amerikan, ai ka thënë se taksa nuk duhet të hiqet.
“Taksa i është vendosur Serbisë si kundërvënie të politikës së saj destruktive ndaj Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Pra, kjo taksë nuk ka të bëjë me të tjerët përveç me Serbinë e cila nuk po e ndryshon politikën karshi Kosovës. Prandaj, taksa mbetet në fuqi, madje duhet të shtohen edhe sanksionet e tjera ndaj Serbisë”, ka thënë Isufi në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”.
Ai ka vlerësuar se kjo taksë nuk mund t’i rrezikojë raportet ShBA – Kosovë.
“Raportet e Kosovës me ShBA-në janë historike dhe tradicionale. Këto raporte nuk rrezikohen sepse ne gjithmonë kemi treguar gatishmërinë që me ShBA-në të kemi bashkëpunim të jashtëzakonshëm. Shqiptarët dhe Kosova me të drejtë konsiderohen miqtë më të mëdhenj të amerikanëve”, është shprehur ai.
Shefi i grupit parlamentar i AAK-së është shprehur i bindur se për shkak të kësaj takse nuk bie Qeveria…
BURIMI: Epoka e re