“Po vazhdojnë investimet në infrastrukturën rrugore të fshatrave të Komunës së Gjilanit.
Drejtoria e Bujqësisë, ka filluar projektin për rregullimin dhe hapjen e rrugëve të reja fushore si dhe riparimin e atyre ekzistuese”, thonë drejtues të Drejtorisë Komunale të Bujqësisë në Gjilan.
Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bajrami Isufi, tha se riparimi i rrugëve ekzistuese dhe hapja e atyre fushore po bëhet me qëllim të lehtësimit tê lëvizjes së mjeteve bujqësore nëpër fshatra.
“Riparimi dhe hapja e rrugëve fushore në fshatra, do të ketë ndikim dhe lehtësim për bujqit në kryerjen e punëve”, tha Bajram Isufi.
Nga ana tjetër zvogëlohet edhe lëvizja e mjeteve bujqësore edhe nëpër rrugë.
Drejtori për Bujqësi e Pylltari, më tej shtoi janë të përkushtuar që të ndihmojnë fermerët dhe se do të vazhdojnë mbështetjen ndaj bujqëve dhe ti krijojë kushte më të mira.
Drejtori Isufi ka parë nga afër punimet tê cilat po zhvillohen në disa lokalitete. /2LONLINE/