“Vizituam fermerin në fshatin Zhegër, Alfons Haziri, që filloi me korrje-shirjen e i cili kultivon 30 hektarë grurë dhe 20 hektarë misër”, thotë Bajram Isufi, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi në Komunën e Gjilanit.
Nga ky takim u bë me dije se gjendja e grurit është e mirë dhe priten rendimente premtuese për përmbushjen e nevojave të fermerëve me grurë.
Drejtori Isufi ka thënë se komision komunal, do ta mbikëqyr dhe do t’i monitoron korrje-shirjet, si dhe do të jemi pranë fermerëve dhe kombajnerëve.
“Qoftë i bereqetshëm ky vit në komunën e Gjilanit”, thotë Bajram Isufi, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Gjilan. /2LONLINE/