Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka bërë me dije se për çështjen e koalicioneve do të vendosin degët e AAK-së të komunave përkatëse pas certifikimit të rezultateve përfundimtare.
“Degët kanë plotësisht autonomi që të vendosin për angazhimet e tyre, qoftë nëse kërkojnë votën e qytetarëve, qoftë nëse duan të hyjnë në koalicion me partitë e tjera politike, cilado qofshin ato. Do ta respektojmë vullnetin e degëve tona nëpër komuna. Të gjitha vendimet e degëve qendra do t’i pranojë. Prandaj është në autonominë e degëve të AAK-së se me kënd duan të bëjnë koalicion që të dalin fitues”,ka thënë Isufi në një intervistë për “Epokën e re”.
Ai e ka vlerësuar të qetë dhe demokratik procesin zgjedhor të së dielës, duke përjashtuar incidentet në veri të vendit.