DYLON

Thaçi: S’ka ndryshim kufijsh

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për televizionin boshnjak BHT1, ka thënë se Serbia ka pasur pretendime territoriale ndaj Kosovës, porse përpjekjet e saj kanë qenë të pasuksesshme.

“Tani kemi Marrëveshjen e 19 prillit me Serbinë. Kosova është sovrane dhe e pavarur, me integritet territorial të pranuar ndërkombëtarisht. Askush nuk mund të aspirojë për të ndryshuar kufijtë e rajonit”, ka thënë Thaçi.

EkoHigjiena

I pyetur nëse Serbia do të jetë e gatshme të pranojë pavarësinë e Kosovës, Thaçi ka thënë se “tash për tash, është e rëndësishme të punohet në normalizimin e marrëdhënieve”, ndërsa do t’i vijë koha edhe njohjes, transmeton Rel.

“Tani duhet të mendojmë më shumë për të ardhmen, sesa për të penguar njëri-tjetrin”, ka thënë Thaçi, për të shtuar se bisedimet në Bruksel i kanë ndihmuar shumë edhe Kosovës, edhe Serbisë, si dhe paqes dhe stabilitetit në rajon.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.