DYLON

Pesëshja shqiptare e Zvicrës kundër Koresë së Jugut

Avatar photo Redaksia

Xherdan Shaqiri devinitivisht nuk do të udhëtojë për në Korenë e Jugut për të luajtur në ndeshjen miqësore që do të zhvillohet më 15 nëntor

Në listën që e ka bërë publike të premtën selektori i kombëtares zvicerane, Ottmar Hitzfeld, nuk figuron emri i mesfushorit të Bayernit, Xherdan Shaqiri.

EkoHigjiena

Lëndimi në ndeshjen me Shqipërinë e ka lënë Shaqirin jashtë loje edhe në ndeshjen e radhës së Zvicrës kundër Koresë së Jugut.

Ekipi zviceran që do të udhëtojë drejt Koresë së Jugut bashkë me pesëshen shqiptare: Valon Behrami, Blerim Xhemaili (të dy luajnë për Napolin), Pajtim Kasami (Fulham), Granit Xhaka (Borussia Mönchengladbach) dhe Admir Mehmedi (Freiburg).

Për ekipin e kombëtares zvicerane kjo është ndeshja e parë në Azi që nga shkurti 2005.

Në atë kohë ata fituan me Kobi Kuhn në Dubai kundër Emirateve të Bashkuara Arabe.

Koreja e Jugut është lojë testi që do të mbahet me ftesë të aziatikëve.

Për trajnerin Hitzfeld është hap i parë për Zvicrën drejt Kampionatit Botëror.

“Është një test stresi për ekipin tim. Udhëtim i gjatë, klimë tjetër. Loja është e vështirë. Megjithatë Koreja e Jugut është një përvojë e mirë”, thotë Hitzfled.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.