Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka deklaruara se kjo parti nuk është e gatshme të iniciojë mocion mosbesimi për ta rrëzuar Qeverinë. “Nuk jemi të gatshëm, pa pasur reformë zgjedhore, pa pasur konsensus dhe pa pasur proces pozitiv për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare”, ka deklaruar Isufi në një intervistë për “Epokën e re”.
Ai ka thënë se qëndrimi i AAK-së është që zgjedhjet parlamentare të mbahen në muajin shtator. Sipas Isufit, shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe pa përfundimin e reformës zgjedhore mund ta dëmtojë imazhin e Kosovës edhe në arenën ndërkombëtare. Ai ka kërkuar nga partitë politike që të gjejnë një konsensus për caktimin e datës së zgjedhjeve nacionale.
Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka deklaruar se qeverisja e ardhshme do të drejtohet nga Ramush Haradinaj. “Do të dalim fitues në zgjedhje dhe Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër”, është shprehur Isufi.