Ferizaj ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Llapi me rezultat 2-4, në kuadër të javës së nëntë në Superligë.
Trajneri i Ferizajt, Bekim Isufi ka thënë pas ndeshjes se skuadra e tij tregoi që ka karakter me këtë fitore pas tri humbjeve radhazi.
“Një skuadër që humbet tri ndeshje radhazi dhe fiton në një terren të vështirë siç është kjo në Podujevë, atëherë tregon se ky ekip ka karakter. Po e them edhe njëherë na duhet shumë punë, por kjo skuadër ka elemente, pasi që e kemi dëshmuar edhe në ndeshjet tjera”, tha Isufi.
“Na duhet një përkrahje e fuqishme. I gjithë Ferizaj duhet të ngritët në këmbë për këtë skuadër. Drejtorin sportiv e kanë lënë anash, ndërkohë që na duhet përkrahja e të gjithë neve”, deklaroi Isufi pas ndeshjes.
Krejt në fund tekniku gjilanas sqaroi edhe rastin se pse lojtarët e tij nuk pranuan të dalin në fushë.
Isufi ka treguar se tre lojtarë të Ferizajt janë sulmuar në zhveshtore.
“Nuk është patjetër të shpallesh kampion, apo të mbesësh në ligë. Ne kemi humbur katër ndeshje në shtëpi dhe të gjithë i kemi uruar. Llapi ka fituar në Drenas dhe të gjithë e kanë uruar. Sot tre lojtarë tanë u sulmuan dhe ata nuk deshën të dalin në fushën e lojës. Ne nuk ishim për ta luajtur ndeshjen. Por, futbollistët pranuan që të futeshin në fushë dhe kanë besuar që mund ta marrin maksimum”, përfundoi Bekim Isufi.