DYLON

Apel për kujdes të shtuar në komunikacion

Apel për kujdes të shtuar në komunikacion
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar pasi që nga mbrëmë deri sot në mesditë, në tri aksidente të ndara trafiku, kanë humbur jetën pesë persona dhe janë lënduar shtatë të tjerë.

Në fshatin Budrigë (rruga Gjilan-Ferizaj), më 04.10.2019, në ora 22:40, në një aksident ku janë përfshirë dy vetura, kanë humbur jetën dy persona dhe dy të tjerë janë lënduar.

Sot, më 05.10.2019, në ora 09:30, në autostradë, konkretisht në km e 36-të Vërmicë-Prishtinë (fshati Peqan Suharekë), ka ndodhur një tjetër aksident ku janë të përfshira dy automjete (një furgon udhëtaresh dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona dhe tre të tjerë janë lënduar.

EkoHigjiena

Po sot, më 05.10.2019, në ora 11:50, në rrugën Lipjan-Shtime, ka ndodhur aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura, nga aksidenti ka humbur jetën një person dhe dy të tjerë janë lënduar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.