Burhan Isufi, kryeshef ekzekutiv në NPL “Stacioni i Autobusëve”, në Gjilan, ka bërë me dije se sot bashkë me menaxhmentin e ndërmarrjes pritën në takim kryeshefin ekzektutiv të Ndërmarrjes Publike “Prishtina Parking”, Sokol Havollin.
“Meqë parkingjet e qytetit tonë do të menaxhohen nga ne, ishte më se e nevojshme shkëmbimi i përvojave dhe njoftimi me sfidat që do të na përcjellin në implementimin e projektit për rregullimin e parkingjeve në qytetin tonë”, ka thënë Isufi, transmeton 2LONLINE.com.
Ai e ka falënderuar Havollin për mbështetjen dhe zotimin që do t’i përkrahë në jetësimin e këtij projekti.
“Qytetarët e Gjilanit meritojnë që projekti i parkingjeve të jetë në harmoni me praktikat dhe inovacionet më të fundit të vendeve evropiane”, ka thënë Burhan Isufi, kryeshef ekzekutiv në NPL “Stacioni i Autobusëve”. /2LONLINE/