Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka lavdëruar shkollën e muzikës në Gjilan, korin e saj, për kontributin që po e jep në vazhdimësi për Manifestimin Kulturor Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”.
“Shkolla e Muzikës në Gjilan, mbetet vatër e tempull i pashuar i mbamendjes sonë kombëtare që për mes këngës dhe tingujve kanë bërë që dëshira për liri të mbetet çdo herë e ndezur, për të ndriçuar ndër gjenerata si fanar drite!|, ka shkruar Ismajli, në profilin e tij.
Ja postimi I plotë i tij:
Miq,
Kori i Shkollës së Muzikës në Gjilan, është një rrugëtim i krenarisë artistike që e ka përcjellë nga fillimi Manifestimin “Flaka e Janarit” i tillë ishte edhe dje ku magjia e artit të muzikës ngriti në majat estetike Akademinë Përkujtimore për Presidentin Dr. Ibrahim Rugova.
U jemi mirënjohës dhe falënderues artistëve kreativ të cilëve kurrë nuk u munguan sukseset kulmore!
Shkolla e Muzikës në Gjilan, mbetet vatër e tempull i pashuar i mbamendjes sonë kombëtare që për mes këngës dhe tingujve kanë bërë që dëshira për liri të mbetet çdo herë e ndezur, për të ndriçuar ndër gjenerata si fanar drite!