Nga 15 prilli deri më 23 maj, janë lëshuar gjithsej 978 vërtetime në kërkesat e qytetarëve gjilanas për lëvizje të lirë, që i bie mesatarisht 25 sosh në ditë, transmeton Portali 2LONLINE.com
Këtë e ka bërë të ditur, nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, sipas të cilit, vetëm përgjatë muajit maj, janë lëshuar 548 vërtetime në kërkesat e qytetarëve të Gjilanit, të cilët kanë pasur nevojë të shkojnë t’i kryejnë kontrollet mjekësore apo edhe për përkujdesje për të moshuarit dhe të natyrave tjera.
“Kërkesa e muajit maj është rritur si rezultat edhe i kërkesave të bujqve për t’i punuar tokat e tyre. Pra, nuk kemi qëndruar indiferent karshi nevojave të çdo qytetari për lëvizje të lirë, pavarësisht, gjendjes me të cilën përballeshim”, ka thënë nënkryetar Ismajli transmeton 2LONLINE.com.