DYLON

Ismajli: Ibrahim Uruqi, Muharrem Ibrahimi dhe Bahtir Jahiri u sakrifikuan për ditët e bardha të lirisë

Ismajli: Ibrahim Uruqi, Muharrem Ibrahimi dhe Bahtir Jahiri u sakrifikuan për ditët e bardha të lirisë
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, me drejtorët komunalë, kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve të Gjilanit, në kujtim të jetës, veprës dhe sakrificës që kanë bërë dëshmorët e rënë në këtë datë si Ibrahim Uruqi, Muharrem Ibrahimi dhe Bahtir Jahiri.

Ismajli, pas homazheve, ka thënë se angazhimi i Komunës së Gjilanit është gjithmonë në funksion të jetësimit të amanetit të dëshmorëve që ishte liria, zhvillimi dhe prosperimi i vendit të tyre.

EkoHigjiena

“Ata kanë sakrifikuar jetën, jo për veten dhe familjen e tyre, por për të gjithë shqiptarët që edhe ne sot të jetojmë, punojmë e të prekim lirinë e gjakut të tyre. Amaneti i tyre është detyrë dhe obligim për të gjithë ne që të punojmë më shumë, që ky vend të ketë zhvillim dhe shpresë për brezat e rinjë. Të nderuara familje të dëshmorëve, martirëve dhe të zhdukurve, u falënderohemi deri në përkulje për sakrificën e cila nuk kompenzohet assesi, me atë që dëshmorët dhanë për neve, larine. Ata u sakrifikuan për ditët e bardha të lirisë”, ka thënë në fjalën e tij nënkryetari Ismajli. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.