DYLON

Ismajli: OVL e UÇK-së po luan rol të rëndësishëm në organizimin dhe mobilizimin e zërit përfaqësues të tyre

Ismajli: OVL e UÇK-së po luan rol të rëndësishëm në organizimin dhe mobilizimin e zërit përfaqësues të tyre
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka pritur sot në një takim pune kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Gjilan,  Xhevdet Mehmeti.

Nënkryetari Ismajli ka njoftuar se në takim kanë diskutuar për koordinim të aktiviteteve të përbashkëta mes Komunës dhe OVL UÇK-së.

EkoHigjiena

“Sot, në një takim miqësor, bashkë me kryetarin e OVL-së së UÇK-së, dega në Gjilan, z. Xhevdet Mehmeti, diskutuam për bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta në mes OVL-së dhe Komunës së Gjilanit. Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po luan rol të rëndësishëm në organizimin dhe mobilizimin e zërit përfaqësues të tyre”, ka thënë Ismajli. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.