“Spitali i Gjilanit ka pasur nevojë për investime. Kërkesës së pacientëve dhe profesionistëve shëndetësorë të këtij qyteti i jemi përgjigjur me projekte konkrete për ndryshimin e gjendjes”, ka shkruar në profilin e tij, ministri i Minsitrisë së Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili ka vizituar Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, ku ka parë nga afër punimet për rinovimin e repartit të emergjencës në këtë komunë..
Ja postimi i plotë:
Spitali i Gjilanit ka pasur nevojë për investime. Kërkesës së pacientëve dhe profesionistëve shëndetësorë të këtij qyteti i jemi përgjigjur me projekte konkrete për ndryshimin e gjendjes.
Përmes rinovimit të tërësishëm të Repartit të Emergjencës me infrastrukturë të re, pajisje moderne dhe inventar të përshtatshëm medicinal, do të rrisim cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve shëndetësore.
Pas Emergjencës do të nisim menjëherë edhe rinovimin e ambulancave specialistike në të mirë të pacientëve të këtij spitali.