(2L ONLINE) – Që nga pas lufta e fundit e vitit 1999 dhe deri tek arrestimet e fundit të disa imamëve që janë pjesë e BIK-ut dhe që ushtrojnë detyrën Brenda institucionit të tij por edhe disa që janë jashtë institucionit fetar, kemi një gjendje që koha do ta tregojë se a do të jetë mjegullim apo kthjellim I situatës fetare që gjendemi sot.
Shkruan: Arianit SLLAMNIKU
Gjithnjë Brenda 15 viteve të fundit ata që kanë frekuentuar ndejat dhe kanë praktikuar islamin, nga persona që edhe në dukje nuk janë “si neve” kanë mundur që të paktën një herë të dëgjojnë thënien, moton apo edhe arsyetimin “Thirrje në Islam” ku nën këtë moto dhe me këtë argument, është përdorur arsyeja e lobimit brenda myslimanëve për seleksionimin e atyre që “janë në fe” dhe atyre që “kanë dalur nga feja”.
Një gjendje e tillë e cila ka targetuar sidomos gjeneratën e re e cila nga vitet 1999 e këndejmi janë afruar besimit në Krijuesin si një dhe I vetëm pa paragjykime dhe pa ndonjë paramendim apo edhe lexim e studim më të thellë të islamit si fe por edhe të mehdhebeve e praktikimit fetar zyrtar të islamit në Kosovë. Këta të rinj entuziast dhe të uritur për të ju nënshtruar me lutje dhe rituale fetare Krijuesit të tyre, në kontakt me “thirrësat fetar”, pa vetëdije të plotë janë nënshtruar islamit dhe praktikave fetare tjera nga ato të cilat I kemi praktikuar qysh me ardhjen e islamit në këto troje.
Sfida e Islamit kosovar – Konflikt në mes të dy kulturave
Bazuar në thënien ku: “Secili nuk mund të jetë pjesë e Islamit” na jep të kuptojmë se vet Islami si sistem i jetës ka norma, jep detyra dhe nxjerr obligime për të gjitha fushat e jetës por mbi të gjitha tendenca është që njeriu përmes adhurimit në Krijuesin, të jetojë në harmoni me rrethin dhe me njerëzit, gjallesat, natyrën dhe kozmosin me besimin se të gjitha elementet që na rrethojnë, janë krijim i Zotit ku na udhëzon që të jetojmë në harmoni ashtu siq është krijuar edhe e sinkronizuar vet nata me ditën.
Andaj nëse marrim parasysh thënien më lart, del që myslimanët më të përzgjedhur dhe më të dashurit janë shembulli më i mirë i pasimit të një islami burimor – tradicional i cili bazuar në hadithet (thënia profetike) të Muhammedit A.S. (paqa dhe mëshira qoftë mbi të) ku thotë: “Një ditë Konstandinopoja do të pushtohet. Sa (mysliman) të shkëlqyeshëm dhe të bekuar janë komandantët dhe ushtarët (e këtij veprimi të ndërrmarur)”.
Kjo nënkupton se islami i ardhur në trojet tona qysh para 500 viteve, rrjedh nga Osmanët të cilët pushtuan Konstandinopojën e që Muhammedi A.S. (paqa dhe mëshira qoftë mbi të) në hadithin e lartpërmendur i lavdëron si shembull të mirë të myslimanëve dhe pikërisht nga këta mysliman dhe me ardhjen e tyre në Ballkan erdhi edhe islami i lavdëruar nga Profeti ynë i fundit e që del se rrjedh nga një ushtri dhe popull i lavdëruar.
Derisa në anën tjetër kemi tendencën e shtuar të pasluftës për ndikimin e një kulture tjetër në shoqërinë tonë përmes fesë Islame nga mësimet e lindjes së mesme gjegjësisht nga Universiteti i Medines – Arabia Saudite, ku nga lutja e Muhammedit A.S. (paqja dhe mëshira qoftë mbi të) drejtuar Krijuesit:
“O Allah bekoje me bekimin tënd Shamin. O Allah bekoje me bekimin tënd Jemenin tonë.” Derisa në lutje ndërhyjnë besimtarët tjerë: O i dërguar (i Allahut) edhe Nexhdin tonë. Pas kërkesës së tretë për këtë lutje nga besimtarët Muhammedi A.S. (paqa dhe mëshira qoftë mbi të) ju thotë: “Atje në Nexhd (Nexhdi është Arabia Saudite e sotme) do të ketë tërmete, gjykime dhe trazira dhe nga ai vend do të shfaqet briri i Shejtanit (Satanit)” , që nënkupton se për popullin e tij Pejgamberi ynë nuk ka kërkuar bekim nga Krijuesi pasiqë është një popull që merret me trazira, me gjykime të panevojshme dhe që i ndihmon një krijese që nuk ju është nënshtruar Allahut (shejtani).
Duke i marr për bazë të gjitha argumentet por sidomos praktikimin fetar të deri para disa viteve në vendin tonë, kemi një tendencë të ndikimit kulturor tjetër nga ky i derisotmi si dhe i kthimit të bindjes fetare përmes projekteve të ndryshme nga shoqëria civile gjegjësisht shoqatat e ndryshme dhe financat e tyre jo të pakta nga shtetet arabe në njërën anë dhe institucionin e BIK-ut në anën tjetër që nga mosangazhimi i tyre me gjeneratën e re e cila ju është afruar faltoreve myslimane, nuk kanë arritur të organizojnë as edhe një aktivitet rinor në vit për xhematin e ri të xhamive gjë që OJQ-të me program dhe projekte nga lindja e mesme kanë arritur t’i absorbojnë kërkesat dhe nevojën e të rinjve fetar e që edhe BIK-u gradualisht ju është nënshtruar presionit të kërkesës dhe lejimit në heshtje të aktiviteteve të tilla me xhematin e saj brenda dhe jashtë objekteve fetare.
Po cili është islami ynë?
Islami si shembujt më të mirë i ka shkencëtarët, zbuluesit, mendimtarët por edhe atdhetarët. Prandaj shembujt tanë më të mirë janë ata të atdhetarëve dhe besimtarëve tanë si Shaban Polluzhës e Isa Buletinit, Idriz Gjilanit, Shaban Jasharit e Agim Ramadanit islami i shqiptarëve që e kanë praktikuar dhe e kanë ruajtur këtë islam qysh prej ardhjes së tij e deri në ditët e sotme, këtë islam që është ruajtur edhe në kohën e luftës brenda xhamive, në rrugë dhe nëpër shtëpitë tona.
E cili Islam ishte i këtyre të sipërpërmendurve?!
Islami i të lartpërmendurve në trojet tona ka ardhur me Osmanët dhe që si shkas i përqafimit të tij, kemi dëshminë që mbi 500 vjet islam, kurrë shqiptari nuk e ka urrejtur shqiptarin pse është apo nuk mysliman, përderisa kohëve të fundit është shtuar kjo gjuhë e ndarjes dhe e etiketimeve.
Islami i Shaban Polluzhës dhe luftëtarëve të tij, i tolerancës së Isa Boletinit që ju ka falur tokën e vet për kishën Sokolovica në relacion me Islamin e pasluftës të radhëve ndarëse ndërmjet myslimanëve që janë me “stilin e ri” e që njihen si mysliman përderisa praktikuesit tradicional si “të dalur nga feja” ku gjendja e tanishme ka arritur që të mos njihen si dikur por tani me emërtime të çuditshme si hanefi apo fillozofa, vehabi (selefista), havarixh etj…
Islami i Agim Ramadanit me shokë dhe ushtarë nga Libani të cilët kanë ditur që po e përkrahin kauzën e një populli të shtypur dhe nuk ju bashkëngjitën thyerjes së kufirit nën indoktrinimin dhe petkun e luftës sektare apo të bindjeve të kundërta fetare.
Islami i Shaban Jasharit ku edhe në kohët dhe momentet më të rënda për jetë a vdekje, asnjëri nuk ka tentuar që të ndahet nga tjetri përderisa sot para se të kryhej rituali fetar në xhami, gjysmën e xhematit e sheh duke dalur nga xhamia në zgërdhije e sipër me këta që vazhdojnë faljen dhe dhikrin (adhurimin).
Po përhapja e Islamit në kohën e Mulla Idriz Gjilanit të cilën detyrë ai e ka pasur pasion por edhe mision ku frekuentimi i tij nëpër fshatrat e Karadakut të përzier me të tjera konfesione fetare, përmes angazhimit të tij për hapjen e shkollave shqipe që njëra ndër të parat është hapur në fshatin Dunav të Karadakut dhe angazhimi i tij për të dashur vendin, shqiptarin dhe shqiptarinë pa marrur parasyshë fenë, ka bërë që Karadaku i larmishëm fetar, të gjithë të përqafojë fenë muslimane dhe të pasojë rrugën e Mulla Idriz Gjilanit në praktimin fetar, në dije dhe arsimim por edhe në luftëra që ai ishte prijës por edhe aty ku ai nuk mund të ishte prezent mbizotëronte amaneti i tij, xhemati i Mulla Idriz Gjilanit ka bërë që kufijtë e shtetit, nderi i familjes si dhe bashkimi i shqiptarëve të jetë në interesin e parë të tyre, përkundër “thirrësat fetar” të sotëm të cilët duke u munduar të kenë pasues të një praktitimi fetar mysliman tjetër nga të lartpërmendurit, kanë arritur që të ndajnë besimtarët në lidhje me praktikimin fetar si dhe i kanë dhënë aq guxim vehtes sa që të marrin vendim se dikush vazhdon të jetë mysliman dhe dikush që ka dalur prej tij, duke e etiketuar me emërtime të ndryshme si dhe nënçmime në ballafaqim me namazin e përbashkët nëpër objektet e përbashkëta fetare.
Bazuar në atë çka u tha më lartë del se si shqiptarë të trojeve ballkanike nuk kemi nevojë dhe as që jemi të interesuar për një kulturë të re përmes fesë apo ndarje brendafetare, nuk kemi nevojë të ndjehemi të injoruar dhe të “përjashtuar” në aspektin fetar nga askush dhe as nuk kemi nevojë për praktika të reja fetare me prekje këmbësh e ledhatim mjekrash e aq më pak për stil të ri të veshjes dhe dukjes së jashtme.
Mjafton që të vazhdojë praktikimi islam i cili ka ardhur si burim i pastër dhe tolerant në trojet tona e i cili ka treguar se këtij populli i shkon më së miri për shtati, por më së shumti kemi nevojë për një institucion i cili e mbron dhe e ruan më së shumti traditën fetare të cilën e kemi pasur si mysliman bazuar në burrështetasit, patriotët dhe atdhetarët e lartpërmendur të cilët edhe pse kanë qenë mysliman, kanë vazhduar ta ndjejnë veten shqiptar dhe atdhetar duke i respektuar edhe të tjerët, duke mos pasur nevojë për një kulturë të re shqiptare e as fetare e lëre më arabe. /2L ONLINE/