DYLON

AGK dënon kërcënimet ndaj gazetarit Artan Haraqija

Avatar photo Redaksia

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) përmes një reagimi për media ka dënuar ashpër kërcënimin që i është bërë gazetarit të “Indeksonline”, Artan Haraqija.

“Gazetari Haraqija është kërcënuar me vdekje të mërkurën, përmes mesazheve të ndryshme pas paraqitjes së tij në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ku u diskutua për ekstremizmin fetar. AGK-ja u bënë thirrje të gjithë personave që t`i lënë kërcënimet ndaj gazetarëve si dhe fton të gjitha organet kompetente të Kosovës që të merren seriozisht me hetimin dhe parandalimin e këtyre kërcënimeve”, thuhet në reagim.

EkoHigjiena

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që gazetari Artan Haraqija është kërcënuar në forma të ndryshme për qëndrimet e tij publike lidhur me radikalizmin fetar në Kosovë.

AGK shpreh shqetësimin për rritjen e rasteve të raportimit për kërcënime dhe fton kolegët gazetarë të mos ndikohen nga raste të tilla në punën e tyre. Gjithashtu inkurajon gazetarin Haraqija si dhe të gjithë gazetarët e tjerë që t`i raportojnë rastet e tilla në organet e rendit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.