Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në vizitë ish-bashkëluftëtarët dhe bashkëpunëtorët e tij, njëherit ish-ministrat e mbrojtjes, Rrustem Berishën dhe Anton Qunin si dhe gjeneral Fadil Hadërgjonaj.
Me këtë rast, ata e uruan Gjeneral Jasharin për marrjen e detyrës së Komandantit të FSK-së, duke besuar se me lidershipin e tij do të vazhdohen edhe më fuqishëm proceset e nisura e zhvilluara bashkërisht.
Nga ana e tij, Gjeneral Jashari, i falenderoi për vizitën duke u shprehur edhe njëherë mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për rrugëtimin dhe sukseset e përbashkëta. /2LONLINE/