DYLON

Gjeneral Kudusi Lame uroi gjeneral Bashkim Jasharin për marrjen e detyrës së Komandantit të FSK-së

Gjeneral Kudusi Lame uroi gjeneral Bashkim Jasharin për marrjen e detyrës së Komandantit të FSK-së
Avatar photo Redaksia

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i shoqëruar nga zëvendësministri Shemsi Syla priti në vizitë ish-komandantin e Divizionit të Kukësit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral Kudusi Lame.

Fillimisht, gjeneral Lame e uroi gjeneral Jasharin për marrjen e detyrës së Komandantit të FSK-së, duke shprehur besimin e plotë se me lidershipin e tij, FSK do të ngrisë edhe më tej nivelin e përgjegjësisë kushtetuese dhe ligjore si dhe avancimit të saj në ushtri me vlerat më të larta morale dhe kombëtare.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, gjeneral Jashari e falënderoi gjeneral Lamen për urimet si dhe rikujtoi me pietet të lartë kontributin shumë të madh të tij si ushtarak dhe patriot si dhe gjithë vëllezërve dhe motrave të Republikës së Shqipërisë për mbështetjen e kauzës së lirisë dhe pavarësisë Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.