Pas ndarjes nga jeta të Nënkolonel Skënder Haliti, familjen Haliti, bashkëluftëtarët dhe kolegët e tij, i ka ngushëlluar ish-kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
“Na paska lënë kryengritësi për lirinë e shqiptarëve (UÇK), njeriu që kultivoi vlerat e paqes (TMK) dhe ruajtjen e vendit në Ushtrinë e Kosovës (FSK), Nënkolonel Skënder Haliti. Jam krenar që për së gjalli, në 20-vjetorin e çlirimit të Gjilanit, e kam nderuar me çmimin më të lartë të Komunës së Gjilanit – “Agim Ramadani”,ka shkruar Haziri në profilin e tij.
Postimi i plotë:
Na paska lënë kryengritësi për lirinë e shqiptarëve (UÇK), njeriu që kultivoi vlerat e paqes (TMK) dhe ruajtjen e vendit në Ushtrinë e Kosovës (FSK), Nënkolonel Skënder Haliti.
Jam krenar që për së gjalli, në 20-vjetorin e çlirimit të Gjilanit, e kam nderuar me çmimin më të lartë të Komunës së Gjilanit – “Agim Ramadani”.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Haliti, bashkëluftëtarëve dhe kolegëve. Lamtumirë vëllaçko. Lamtumirë, Komandant Skender! /2LONLINE/