Shukri Ymeri, ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar thotë se që nga formimi i këtij institucioni është punuar shumë dhe nuk mundë të përvetësohet kontributi për lejimin e teksteve nga Shqipëria.
Sipas tij, secili mandat i KKSH-së i ka kushtuar më së shumti vëmendje dhe angazhim arsimit apo sigurimit të teksteve mësimore por edhe kryetari aktual me stafin e tij.
Ai i tha Titulli.com se sa i përket teksteve që janë ardhur nga Shqipëria por edhe tekstet shtesë që i duhen nxënësve sidomos ato të gjuhëve vërtete është një rëndesë e madhe për prindin në këtë vit pandemie.
“Sipas parallogaritjeve për një nxënës të mësimit fillor në ciklin e ultë prindi për një fëmijë duhet të siguroj diku rreth 6500 deri 7000 din , ndërsa në ciklin e lartë nga 7500 deri 8000 dinarë. Kjo shumë vërtetë rëndon xhepin e prindërit në këtë periudhe kohore e sidomos ata prind që kanë dy e më shumë fëmije”, tha për Titulli.com Shukri Ymeri, ish kryetar i KKSH-së tani drejtor në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Raincë të Preshevës.
Lidhur më këtë Ymeri u shpreh se do të duhej që të gjitha tekstet për fëmijët ë mbulohen apo thënë thjesht ti marrim falas e jo vetëm tekstet që janë lejuar nga Shqipëria, fundja është detyrim morali shtetit Shqiptar dhe Kosovës për fëmijët e Luginës, vlerësoi Ymeri.
Ymeri theksoi se për mbulimin e shpenzimit të këtyre teksteve se mundë të mbulohen edhe nga buxheti i komunave Bujanoc dhe Preshevë.
“Sa i përket komunave Preshevë e Bujanoc besoj që edhe ato mund të mbulojnë shpenzimet e këtyre teksteve që janë ardhur por nuk jam i sigurt nëse kanë pozicion të caktuar për të mbuluar gjitha këto shpenzime”, deklaroi Ymeri.
Ditë më parë nga Këshilli Kombëtar Shqiptar u potencua se tekstet shkollore nga Shqipëria janë bërë realitet në Luginën e Preshevës, pasi që ka kryer të gjitha procedurat doganore Shtëpia Botuese Albas.
BURIMI: Titulli.com