DYLON

Njëanshmëria për sulm me çdo kusht, apo edhe mbrojtja me çdo kusht është gjë e pështirë!

Njëanshmëria për sulm me çdo kusht, apo edhe mbrojtja me çdo kusht është gjë e pështirë!
Avatar photo Redaksia

Po krijohet diçka e bukur brenda qytetit në Gjilan duke u rrënuar diçka e nevojshme për qytetarët e Gjilanit!

Shkruan: Gani NEZIRI        –          2LONLINE.com

Ngushtohet parku i nevojshëm i qytetit për t’u zgjeruar dhe zbukuruar rruga e veturave dhe transportuesve.

EkoHigjiena

Tani çështja është në mes të bukurës dhe të nevojshmes!

Ata që i kanë “të gjitha” tani kërkojnë bukuri komoditeti në qytet, ndërsa, atyre që u mungojnë “të gjitha” kërkojnë atë që kanë nevojë.

Tani, bjerruni e shpejtoni o ju të gjithë që merreni me poli-etikë e “thashetheme” në qytet për të mbrojtur njërën e për të sulmuar tjetrën.

Me hir a me pa hir, ndoshta edhe do të bëhet mirë por, njëanshmëria për sulm me çdo kusht, apo mbrojtjeje me çdo kusht është gjë e pështirë!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.