Ish-kapiteni i Dritës, Armend Kastrati është bërë edhe zyrtarisht me skuadër të re. Kastrati që së fundmi ka qenë pjesë e Vllaznisë së Pozheranit, ka nënshkruar me skuadrën nga vendlindja e tij Dardana.
Skuadra e rikthyer në Ligën e Parë kësisoj ka bërë një përforcim të madh, duke marrë njërin nga mesfushorët më të mirë në vitet e fundit që pati futbolli kosovar.
Kastrati do t’i ndihmojë shumë Dardanës në arritjen e objektivave, pasi ai ka përvojë të gjatë në Superligën e Kosovës dhe të Shqipërisë.