Benjamin Shabani eliminon kundërshtarët bindshëm, shpallet kampion i Kupës së Botës në karate

Benjamin Shabani eliminon kundërshtarët bindshëm, shpallet kampion i Kupës së Botës në karate

Në Kampionatin Botëror të Karatesë në kategorinë U12 dhe U21 ‘Umag-Croatia 2019’, ku morën pjesë karateistë elitarë nga e gjithë bota, shkëlqeu gjilanasi Benjamin Shabani.

Karateisti gjilanas ishte superior nga fillimi i garës deri në fund në finale të saj, duke eliminuar përfaqësuesit nga Kroacia, Italia dhe dy karateistë të Ukrainës.

Të gjithë kundërshtarët përfunduan garën me rezultat zero (0) ndaj Shabanit, kurse reprezentuesi i Kosovës fitonte përballjet bindshëm me rezultate të thella 4:0.

Benjamin Shabani u shpall kampion i Kupës së Botës në finale në përballje me karateistin e Italisë, Ortenzi Andrea dhe triumfoi me rezultat 4:1, njëherit pika e vetme që një kundërshtar e fitoi në garë me karateistin kosovar në këtë kampionat.

Benjamin Shabani është karateist punëtor në klubin e karatesë Drita, ndërsa Kosova dhe Gjilani tashmë kanë një sportist fitues premtues dhe rrugëtimi i Benjaminit në karate pritet të jetë i ndritur./2lonline.com/

KOMENTE