Alban Meha ka lënë skuadrën e SV Elversbergut për të kaluar te Hessen Kassel me të cilën ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare.
Alban Meha, futbollisti që e veshi fanellën e Kombëtares së Shqipërisë dhe Kosovës, një lojtar fantastik dhe i talentuar, ka përfunduar në ligë amatore në Gjermani, në atë të pestë.
Sipas gazetës “hna.de”, 32-vjeçari ka lënë SV Elversbergun për të kaluar te Hessen Kassel.
Meha u largua nga SV Elversberg pas një sezoni pozitiv sepse shënoi 8 gola dhe asistoi njëherë në 16 paraqitje.
Në edicionin 2014/15 Meha me Paderbornin kishte luajtur në Bundesligë.