Futbollisti, Kyrian Nwabueze është duke shkëlqyer në Superligën e Shqipërisë me fanellën e Laçit. Ish-futbollisti i Dritës aktualisht është golashënuesi më i mirë në Kampionatin shqiptar me 15 gola të shënuar në 20 paraqitje.
Negeriano-amerikani ka realizuar edhe një gol në Europa League në kualifikimet kundër Hapoel Beer Shevas.
Për një sezon, 27- vjeçari ka qenë te skuadra ‘bardhekaltër’ nga Gjilani, Drita e cila e solli ate ne trojet shqiptare. Nwabueze ka shënuar 7 gola në 12 paraqitje me fanellën e Dritës.