DYLON

Spektakël në basketbollin kosovar, orari i përballjeve të “Final 8” për Kupën e Kosovës

Spektakël në basketbollin kosovar, orari i përballjeve të “Final 8” për Kupën e Kosovës
Avatar photo Elife Sherifi

Nga 11 deri më 15 shkurt, Rahoveci do të jetë arenë e basketbollit, ku do të zhvillohen ndeshjet e Final 8. Tetë skuadra do të luftojnë për trofeun e artë të Kupës. Gjithashtu do të garohet edhe për Kupën në Ligën e Parë, si dhe në konkurrencën e femrave, ku tashmë dihet finalja Mabetex Prishtina-Bashkimi.

Ndeshjet pritet të jenë shumë interesante dhe dramatike. Atmosfera do të jetë e jashtëzakonshme në tribuna, me tifozëritë që kanë konfirmuar se do të udhëtojnë të përkrahin skuadrën e zemrës.

Organizatorët kanë premtuar se ky Final 8 do të jetë i jashtëzakonshëm, si asnjëherë më parë.

EkoHigjiena

Skuadrat kanë premtuar se do të japin maksimumin në Final 8, duke i kushtuar rëndësi të madhe trofeut të Kupës.

Kjo është hera e dytë radhazi që Final 8 i Kupës mbahet në Rahovec.

Orari

E martë, 11 shkurt

14:00 Vëllaznimi – Istogu (Kupa e Ligës së Parë)

16:30 Grupi D Peja – Ponte Prizreni

19:00 Grupi A Rahoveci – Trepça

E mërkurë, 12 shkurt

14:00 AS Prishtina – Drita (Kupa e Ligës së Parë)

16:00 Grupi B Bashkimi – Feronikeli

19:00 Grupi C Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli

E enjte, 13 shkurt

14:00 Finalja e Ligës së Parë

16:30 Gjysmëfinalja e Parë

19:00 Gjysmëfinalja e Dytë

E shtunë, 15 shkurt

17:30 Finalja e Femrave

20:30 Finalja e Kupës së Kosovës

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.