Ish-drejtori sportiv i Fenerbahces, Damien Comoll, ka folur në lidhje me të ardhmen e Vedat Muriqit. Cemoll që ishte drejtues te në Fenerbahce nga viti 2018 deri në janar të vitit 2020, ka dhënë një intervistë për mediumin britanik ‘The Athletic’.
Ai ka folur edhe për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin, i cili ka shkëlqyer këtë edicion në Fenerbahçe duke thënë se 25-vjeçari mund të luajë në Ligën Premier në të ardhmen.
“Muriqi ende ka për të mësuar dhe për t’u zhvilluar, por ai ka luajtur mirë. Ndoshta, Muriqi mund të mos luajë për klube si Liverpool e Manchester City, por për skuadrat tjera po”.
“Nëse shikoni paraqitjen e tij në ndeshjen Angli – Kosovë, Muriqi kishte shmangur mjaft mirë Michael Keane dhe Harry Maguire”.
“Unë e krahasoj atë vazhdimisht me Olivier Giroud, dhe atij mund t’i duhet një Arsene Wenger për t’u përmirësuar edhe më shumë. Disa klube të Ligës Premier po e monitorojnë. Mbi të gjitha, Muriqi ka aftësi të shkëlqyera fizike”.
“Ai mund të vrapojë tërë ditë. Është i përkushtuar dhe mund të flasë gjuhën angleze mjaft mirë”, ka thënë Comolli.